Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Në tratativa me klubin arab, sheikët “rrëmbejnë” edhe legjendën e Milanit

E ardhmja e Paolo Maldinit pritet të jetë në Arabinë Saudite. Ish-drejtori i Milan, ashtu si një pjesë e madhe e lojtarëve europiane, duket i tunduar nga oferta që vjen nga Lindja e Mesme. Konkretisht është klubi Al Ittihad ai që kërkon shërbimet e italianit.

Arabët i ofrojnë Maldinit postin e drejtorit gjeneral të klubit duke i dhënë një rëndësi të madhe 55-vjeçarit, që më pas do të kishte “dorë të lirë” për të bërë zgjedhjet e tij në lidhje me menaxhimin e klubit dhe skuadrës. Aktualisht, Al Ittihad, skuadra ku aktivizohet edhe Karim Benzema, sapo shkarkoi nga posti i trajnerit Nuno Espirito Santo dhe me afrimin e Maldinit, synon që të mbërrijë te një tjetër emër i madh i trajningut europian.

Lexo edhe: 

Skuadra po vuan në fushë dhe është për momentin 11 pikë larg kryesuesve të Al Hilal ndërsa objektivi minimal është kualifikimin për në Champions Leaguen Aziatike. Nëse Maldini pranon ofertën e arabëve, atëherë për 55-vjeçarin do të ishte hera e parë që do të punonte larg Europës, por edhe Milanit.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...