Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gjermani

Në vitin e fundit të kontratës, Juventus dhe Roma përplasen për mbrojtësin

Juventus është vendosur në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm duke konsideruar se ky aktuali mund të jetë sezoni i fundit për Leonardo Bonuccin. Në fokusin e drejtuesve bardhezi ka përfunduar Evan Ndicka, që aktivizohet me Eintracht Frankfurt në Bundesligë.

23-vjeçari po luan sezonin e tij të fundit me skuadrën gjermane dhe në verë mund të largohet me parametër zero nga Frankfurti. Në këtë formë, Juventus kërkon të përfitojë dhe të transferojë francezin në Serie A.

Mirëpo, nuk është vetëm Juventus që kërkon shërbimet e Ndicka duke qenë se edhe Roma e trajnerit Jose Mourinho është gjithë “sy e veshë” nga ajo që po ndodh me situatën e mbrojtësit te Frankfurt. Verdhekuqtë synojnë të përforcohen në repartin difensiv dhe Ndicka është një nga të preferuarit e teknikut luzitan.

Megjithatë, në fund ajo që do të rezultojë vendimtare do të jetë edhe vetë dëshira e lojtarit i cili duke qenë i lirë nga detyrimet kontraktuale mund të zgjedhë opsionin që i përshtatet më shumë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...