Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Në Vlorë nuk kanë dyshime: Me Kamzën marrim fitoren  

Një ditë para ndeshjes me Kamzën në Vlorë, në konferencën për shtyp të ekipit kuqezi dolën zëvendëstrajneri Ergi Lubani dhe futbollistët Bushic e Siljanovski. Pyetjet e para ishin pikërisht për bashkëpunëtorin më të afërt të Ilir Dajës, që deri para pak javësh kishte të njëjtin rol edhe te Kamza.

“E njoh mirë Kamzën, edhe pse me ndërrimin e trajnerit dhe ardhjen e Ernest Gjokës, mund të ketë ndryshime taktike. Por të paktën cilësitë individuale të futbollistëve të Kamzës i di mirë. Nisur nga kjo them që do të jetë një ndeshje e vështirë. Për mendimin tim Kamza nuk e reflekton pozicionin që ka në renditje. Nuk ka ndeshje të lehta, ne kemi fituar me vendin e parë dhe brenda gjashtë ditëve kemi humbur me vendin e fundit. Çdo ndeshje meriton vlerësimin maksimal dhe sidomos kjo sfidë, unë mendoj që do të jetë e bukur dhe për tifozët.

Unë Kamzën e njoh si një ekip shumë të fortë faktikisht. Nuk është një deklaratë diplomatike, por Kamza mua më habit për pikët që ka. Duhet të ishte shumë më lartë mendoj unë. E kam trajnuar, kam punuar me stafin dhe djemtë e Kamzës, janë futbollistë cilësor, kanë përvojë. Plaku, Teqja, Mala, Frashëri etj, meritojnë vlerësimin maksimal dhe patjetër që objektivi është fitorja”.

Sulmuesi kroat, Tomislav Busic, u shpreh qartë se vetëm fitorja e kënaq Flamurtarin në këtë takim.

“Futemi në fushë vetëm për të fituar, më pas do të mendojmë për ndeshjen e fundit. Sulmi i Flamurtarit ka emra të rëndësishëm, ndër më të fortët në kampionatin shqiptar, të shohim sesi do të shkojë me Kamzën. Mungesa e golave? Mund të fitojmë 1-0 ose 4-0, vlera e fitores është 3 pikë, pavarësisht rezultatit.”

Ndërsa mbrojtësi maqedonas, Goran Siljanowski, këmbënguli se nuk ka vend për nënvlerësim ndaj Kamzës.

“Pavarësisht se Kamza është më poshtë se në renditje ne duhet të luajmë ndaj tyre siç luajtëm ndaj Laçit, duhet të jemi të motivuar në maksimum. Ne jemi një skuadër me mentalitet fitues. Besoj se është momenti të arrijmë një tjetër fitore. Jemi stërvitur mirë për këtë ndeshje.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...