Connect with us

Hi, what are you looking for?

Carabao Cup

Në Wembley luhet Carabao Cup, Manchester United përballë Newcastle!

Në mitikun Wembley dorëzohet një trofe. Këtë të dielë, në orën 17.30 me orën shqiptare, Kupa e Ligës së Anglisë, e quajtur ndryshe Carabao Cup, kërkon kampionin e saj të 63-të, finale që do të mund ta ndiqni drejtpërdrejt në “Supersport 2”.

Manchester United kërkon suksesin e 6-të të historisë në këtë kompeticion, përballë Newcastle që rikthehet në këtë finale pas plot 47 vjetësh, Magpies nuk e kanë fituar kurrë trofeun.

Për bookmakersat angleze Manchester United – Newcastle paralajmërohet si një finale ku nuk do të shënohet një numër i madh golash. Përballen dy skuadra solide, veçanërisht bardhezinjtë që në Premier League mund të krenohen me mbrojtjen më të mirë, me vetëm 15 gola të pësuar. Në kampionat sfida mes tyre , e luajtur në tetorin e kaluar përfundoi me rrjeta të paprekura. Për Rashford sulmuesin e momentit që ka shënuar 16 gola në 18 ndeshjet e fundit, dhe për shokët e tij paralajmërohet një pasdite goxha e komplikuar.

Gjithsesi Manchester United padyshim që parashikohet si skuadra favorite, djajtë e kuq arrijnë për të 10 herë në finalen e Kupës së Ligës. 5 sukseset, herën e fundit me Mourinhon në stol. Djajtë e kuq këtë sezon në raundet e para kanë eliminuar Aston Villan, Burnley dhe Charlton para se të kalonin në gjysmëfinale Nottingham Forres. Plot 47 vjet pritje për të arritur këtu për Newcastle, që ka luajtur finalen e vetme të Kupës së Ligës në 1976 duke e humbur përballë Manchester City-n.

Lexo edhe:

Bëhet fjalë për eventin e fundit të madh për klubin bardhezi, që titullin e fundit në kampionat e ka fituar në 1927, ndërsa finalen e fundit të FA Cup në 1955. Në vitin 1969 Newcastle fitoi Kupën e Panaireve që më pas u shndërrua në Kupën Uefa.

Djemtë e Eddie Howe kanë eliminuar këtë sezon në rrugëtimin e tyre Tranmere, Crystal Palace, Bournemouth dhe Leicester. Në gjysëmfinale kaluan Saouthamton, pasi fituan 1-0 në shtëpinë e rivalëve ndërsa siguruan suksesin 2-1 edhe në kthim.
Manchester United – Newcastle përballen për herë të 118 në historinë e tyre.

Një bilanc i çekuilibruar me 63 fitore të djajve të kuq, 34 barazime dhe vetëm 20 fitore për Magpies. Për sa i përket vetëm sfidave mes tyre në Kupën e Ligës bëhet fjalë për takimin e katërt. Në 3 ndeshjet e mëparshme dy fitore të United dhe vetëm një sukses i Newcastle që daton në 1994. Në total djemtë e Ten Hag janë të pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit radhazi përballë rivalëve, me 4 fitore dhe dy barazime, teksa Newcastle nuk gjen suksesin përballë United që nga 6 tetori i 2019 kur triumfonte 1-0 në St. James Park.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...