Neil Lennon ka marrë një vendim të papritur duke u larguar nga drejtimi i Celtic. Në ekipin që ka dominuar prej vitesh kampionatin në Skoci, situata është e trazuar së tepërmi këtë sezon pas paraqitjeve të dobëta dhe diferencës prej 18 pikësh me rivalët e përjetshëm të Glasgow çka ka shkaktuar edhe protesta të forta te tifozët. Në një situate të tillë, trajneri Lennon vendosi të jape dorëheqjen me efekt të menjëhershëm ndërsa drejtimin e skuadrës e merr ndihmësi i tij, John Kennedy.
