Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Nën hetim nga policia pasi goditi me shkelm macen e tij, West Ham dënon rëndë mbrojtësin

West Ham United ka dënuar Kurt Zouma pas publikimit të një videoje ku shfaqej mbrojtësi francez duke shkelmuar dhe goditur macen e tij.

Policia e Essex është duke u lidhur me Shoqërinë Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve (RSPCA) dhe bën me dije se “hetimet urgjente kanë nisur”. Zouma ka kërkuar falje, ndërsa klubi bëri me dije se do të merret me problemin nga brenda.

“Dua të kërkoj falje për veprimet e mia. Nuk ka asnjë justifikim për sjelljen time, për të cilën jam sinqerisht i penduar. Dua të them gjithashtu se sa keq më vjen keq për këdo që u mërzit nga videoja. Do të doja t’i siguroja të gjithë se dy macet mia janë shumë mirë dhe të shëndetshme. Ato kanë dashurinë e të familjes sonë dhe kjo sjellje ishte një incident i izoluar që nuk do të ndodhë më.”- tha lojtari në një deklaratë për mediat.

Ndërsa klubi nga ana e tij theksoi se të gjithë futbollistët duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi kanë një influencë të lartë në shoqëri.

Lojtarët duhet të kuptojnë përgjegjësinë e tyre dhe ndikimin në shoqëri. West Ham United dënon pa rezerva veprimet e Kurt Zouma në videon që ka qarkulluar. Ne kemi folur me Kurtin dhe do të merremi me këtë çështje nga brenda, por do të donim ta bënim të qartë se ne në asnjë mënyrë nuk e falim mizorinë ndaj kafshëve.“,-sqaroi West Ham.

Pamjet e mëtejshme, të publikuara fillimisht nga “The Sun” dhe që thuhet se janë filmuar nga vëllai i Zouma, Yoan, tregojnë lojtarin duke i hedhur këpucët kafshës shtëpiake dhe duke e ndjekur atë nëpër një dhomë.

[quiz-cat id=”297576”]

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...