Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Nën hetim për korrupsion që nga 2015, Blatter dhe Platini lirohen nga akuza

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, janë liruar nga akuza për korrupsion nga një gjykatë zvicerane.
Procedurat penale ndaj tyre nisën, pasi një pagesë prej dy milionë frangash zvicerane (1.7 milionë £) e bërë nga FIFA për Platinin, u zbulua në vitin 2015.

Duke folur pas këtij vendimi, Platini tha: “Dua të shpreh lumturinë time për të gjithë të dashurit e mi dhe që drejtësia më në fund u vendos pas shtatë vitesh gënjeshtrash dhe manipulimesh. Lufta ime është një luftë kundër padrejtësisë. Kam fituar ndeshjen e parë.”
Pagesa në fjalë është bërë në vitin 2011, pas asaj që të dy burrat thanë se ishte një “marrëveshje” e bërë në vitin 1998, me prokurorët thanë se ky version i ngjarjeve ishte një “shpikje”.

U pretendua se ndërsa ishte drejtor teknik për FIFA-n midis 1998 dhe 2002, Platini paguhej 300,000 franga zvicerane (118,000 £ në atë kohë) në vit.
Atij nuk mund t’i jepej më shumë për shkak të problemeve financiare në FIFA, kështu që u ra dakord që pjesa tjetër e pagës prej një milion frangash (400,000 £) do t’i jepej në një datë të mëvonshme.

Blatter miratoi transferimin e fondeve nga FIFA tek Platini ndërsa bënte fushatë për t’u rizgjedhur në krye të qeverisë botërore të futbollit.
Platini u pa se kishte ndikim mbi grupin evropian të votave, në garën e Blatter kundër Mohamed bin Hamamit të Katarit.

Qeveria amerikane nisi një hetim të gjerë për ryshfet, mashtrim dhe pastrim parash në FIFA në 2015, gjë që çoi në dorëheqjen e Blatter. Ai dhe Platini u përjashtuan nga futbolli për tetë vjet në vitin 2015, por kjo më vonë u reduktua. Platini pretendoi se hetimi ishte një komplot i qëllimshëm për ta penguar atë të ngjitej në drejtimin e FIFA-s.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...