Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Nëna e Neymarit grindet me të dashurin, e nxjerr jashtë nga shtëpia

Nëna e Neymar Jr. bëhet sërish protagoniste në ambientin familjar të sulmuesit brazilian të PSG-së. Së fundmi ajo ka pasur një sherr të ri me partnerin e saj, të riun Tiago Ramos. Lidhja e tyre dukej se po rregullohej muajt e fundit, po një debat i fortë mes të dyve ka bërë që Nadine Gonçalves të largohet nga shtëpia e saj në Rio de Zhaneiro.

Ngjarjet ka ndodhur pak ditë më parë dhe arsyeja e përplasjes, sipas gazetarit brazilian Gabriel Perline ka qenë refuzimi i Nadine Gonçalves për të përmbushur disa nga kërkesat e të riut Tiago Ramos, diçka që e bëri atë të humbiste plotësisht kontrollin.

Aktualisht e ëma e Neymarit është në pritje të përfundimit të punimeve në apartamentin e saj të ri në Rio de Zhaneiro, ndaj ka marrë me qira një tjetër pronë për t’u takuar me 31-vjeçarin. Sipas këtyre informacioneve, banorë të tjerë kanë dëgjuar britma, mallkime dhe zhurma të shkaktuara nga shishet e thyera, si dhe të qarat e një gruaje që mund të ketë qenë nëna e futbollistit.

Mësohet se Nadine Gonçalves shfrytëzoi rastin të largohej nga banesa, duke u kthyer e dëshpëruar në Santos, ku jeton me pjesën tjetër të familjes. Ajo ka urdhëruar më parë punonjësit e sigurisë që të ndalojnë hyrjen e të riut në banesë.

Marrëdhënia mes të dyve është kthyer në një nga temat më të përfolura në Brazil. Publikimet e fundit të të riut Tiago Ramos, disa ditë pas ngjarjes, janë konsideruar si mesazh për Nadine Gonçalves: “Vetëm ti më mungon këtu, dashuria ime”. Mirëpo, njerëzit pranë Neymarit e kanë mohuar që nëna e tij është ende pranë Tiago Ramos.


[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...