Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Nëndetësja blu në prag të mbytjes”/ Mbijetesa, mision i pamundur

Pritej të ishte një sfidë shumë e luftuar, por rezultoi një takim i vakët ai mes Dinamos dhe Kastriotit, që u mbyll me rezultatin 0-1 dhe u luajt pasditen e kësaj të hëne. Rezultati i ndeshjes së zhvilluar në “Elbasan Arena” shtyn edhe më keq drejt rrëzimit nga elita e futbollit shqiptar “blutë” e kryeqytetit, të cilët këtë sezon ishin rikthyer në Superiore.

Pjesa e parë ka pasur deri diku një dominim më të madh të Dinamos. Ky fraksion është karakterizuar nga shumë ndalesa për shkak të dëmtimeve, ndërsa rastet e krijuara për gol ishin të pakta.

Në pjesën e dytë Kastrioti ishte më kërkues dhe pas disa rasteve gjeti golin në minutën e 69-të me anë të Adolf Selmanit, i cili ishte dhe goli i parë i mbrojtësit të krutanëve në këtë edicion. Teksa në minutën e 90+1’ Dinamo do të luante me 10 lojtarë, pasi Sidibe u dënua me kartonin e dytë të verdhë për shkak të përplasjes me Santiago Selmanin.

Pas takimit të raundit të 28-të Kastrioti ngjitet në vend të gjashtë me 34 pikë, duke kaluar Egnatian dhe Teutën. Dinamo nga ana tjetër zhytet edhe më keq, teksa pas 28 javësh renditet në vend të parafundit me 23 pikë, 9 më pak se Teuta e vendit të shtatë, që është edhe pozicioni i fundit në renditjen e Abissnet Superiore jashtë zonës së rrezikut.

Kjo bëhet ndeshja e katërt radhazi që Dinamo humbet dhe nuk shënon, ndërsa për Kastriotin është fitoja e katërt radhazi dhe njëkohësisht ndeshja e tetë që gjen golin, duke u bërë  edhe skuadra më në formë e momentit.

 

Dinamo-Kastrioti (0-1)

Abissnet Superiore java e 28-të

90+1’-Përplaset me S.Selmanin, Sidibe merr kartonin e dytë të verdhë dhe del jashtë lojës, duke lënë Dinamon me 10 lojtarë.

86’-Ibraimi rrezikon portën e Salit, por ky i fundit reagon mjaft mirë dhe mbron avantazhin.

83’-Da Silva kërkon golin nga distanca, por braziliani ndalet nga Sali.

74’-Zëvendësim te Dinamo, Da Silva merr vendin e Malikjit.

69’-Goool! Selmani zhbllokon rezultatin në “Elbasan Arena”.  Dinamo-Kastrioti 0-1, mbrojtësi i dhuron avantazhin Kastriotit.

66’-Ibraimi kërkon golin me një goditje në distancë, por topi devijohet nga portieri Sali.

59’-Zëvendësime te Kastrioti del Basha, vendin e tij e merr Onanuga. Lë fushën e lojës Kodra dhe i lë vendin Grecës.

53’-Ibraimi kroson topin drejt zonës, por ndalet nga Sali, i cili shpëton dy herë brenda sekondave Kastriotin.

51’-Reginaldo godet nga distanca, por nuk ia del ta dërgojë topin në destinacion.

Nis pjesa e dytë Dinamo-Kastrioti në “Elbasan Arena”.

Mbyllet pa gola pjesa e parë e Dinamo-Kastrioti në “Elbasan Arena”.

48’-Ibraimi tenton golin pas me një krosim, por topi kontrollohet nga portieri Sali.

40’-Pas një përplasjeje me Kainën dëmtohet Sidibe, ndërpritet për pak momente ndeshja në “Elbasan Arena”.

18’-Rimal Haxhiu niset në kundërsulm  dhe kalon mbrojtjen e Kastriotit, me Salin që gabon dhe portën që shpëtohet në momentin e fundit nga Karakaçi.

10’-Dëmtohet Rami, merr ndihmën mjekësore dhe del jashtë vijave kufizuese, ndalet për disa momente ndeshja.

07’- Siljanovski kalon lojtarët e Kastriotit dhe gjuan nga distanca, por ai top përfundon në duart e portierit Sali.

 Nis sfida Dinamo-Kastrioti në “Elbasan Arena”, e vlefshme për raundin e 28-të të Abissnet Superiore.

Formacionet zyrtare:

Dinamo: Simoni, Bardhi, Sofranac, Mija, Malikji, Siljanovski, Demiri, Sidibe, Ibraimi, Reginaldo, Haxhiu.

Trajneri: Rodolfo Vanoli

Kastrioti: Sali, Rami, Selmani, Dida, Neziri, Karakaçi, Basha, Kodra, Hasani, Zogaj, Kaina.

Trajneri: Emiliano Çela

Arbitër kryesor:  Kreshnik Barjamaj

Asistentë: Nertil Bregasi dhe Taulant Kasa

Arbitër i katërt: Olsion Yzeiraj

VAR: Juxhin Xhaja

AVAR: Ridiger Çokaj

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...