Francë

Nënkampionët e Ligue 1 kërkojnë lojtarin e Arsenal, bindi kur ishte i huazuar

Olympique Marseille është hedhur në sulm për të konkretizuar më suksese blerjen e mbrojtësit William Saliba. Miratimi nga drejtuesit është dhënë dhe gjithashtu aspekti financiar nuk përbën problem.

Saliba u afrua në klubin francez në formën e huazimit nga Arsenali. Në sezonin e fundit ai ishte një nga lojtarët më të mirë të Marseille duke ndihmuar skuadrën të kualifikohet në Champions League. Marrëveshja e klubit francez me atë anglez ka përfunduar dhe tashmë negociatat janë hapur për blerjen e francezit.

Asgjë nuk do të jetë e lehtë pasi topçinjtë e konsiderojnë 21-vjeçarin në planet e tyre për të ardhmen dhe Mikel Arteta dëshiron ta mbajë atë në ekip për sezonin e ri që pritet të fillojë së shpejti. Nënkampionët e Ligue 1 për shkak të situatës së tyre financiare ishin të ndaluar përkohësisht në tregun e transferimeve por kjo nuk përbën më një pengesë dhe rruga për blerjen e Saliba është e hapur. Arsenali e bleu lojtarin në vitin 2019-të me një shumë prej 27 milionë paund.

Mbrojtësi luajti 36 nga 38 ndeshjet e Marseille në Ligue 1 sezonin e kaluar. Ai gjithashtu mori ftesën e parë nga kombëtarja franceze  ndërsa ishte i huazuar në Stade Velodrome.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency