Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nënshtetësia e Cobbinah, Rama akuzon Metën: I bëri gol me kokë drejtësisë

Disa javë më parë Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dha nënshtetësinë shqiptare sulmuesit ganez të Tiranës, Winful Cobbinah, i cili është pjesë e klubit kryeqytetas që prej verës së 2018-ës.

Ky akt shkaktoi debate të shumta, pasi media të caktuara akuzuan Presidentin Meta se ka shkelur Kushtetutën, që parashikon dhënien e nënshtetësisë jo më herët sesa 5 vite qëndrimi në Shqipëri, ndërsa vetë institucioni i Presidencës paraqiti argumentet e saj mbrojtëse për këtë çështje.

Së fundi në debat është përfshirë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në një status në Twitter akuzoi presidentin se “i ka bërë gol me kokë drejtësisë”, duke pajisur me pasaportë shqiptare një person që ishte nën hetim për falsifikim dokumentesh.

“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pasaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentesh! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë”, shkruan Rama në rrjetin social.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...