Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nëntë lojtarë të Sionit në rrugë, mes tyre edhe Lenjani

Sioni hedh në rrugë nëntë lojtarë në këto kohë të vështira. Presdenti i klubit zvicëran, Christian Constantin, nuk ka hezituar të prishë kontratën në mënyrë të njëanshme me nëntë pjesëtarë të ekipit të parë, mes të cilëve edhe Ermir Lenjanin, për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e Koronavirusit.

Lajmi u dha nga verisoni “online” i gazetës zvicerane “Blick”, sipas së cilës, presidenti i klubit, Christian Constantin, u prishi kontratën pasi lojtarët nuk i ishin përgjigjur letrës së tij për të pranuar ulje të pagës. Bëhet fjalë për këta futbollistë: Pajtim Kasami, Johan Djourou, Alex Song, Ermir Lenjani, Xavier Kouassi, Seydou Doumbia, Mickael Facchinetti, Christian Zock dhe Birama Ndoye.

Të nëntë lojtarët dje morën letrën e përfundimit të kontratës së punës pa paralajmërim. Lojtarët synojnë të mbrojnë veten nëpërmjet Shoqatës së Futbollistëve Zviceranë, e cila ka paraqitur një notë proteste, ku shkruhet se lidhja e forcave madhore me Koronavirusin nuk është e pranueshme: “Ne presim që këto prishje abuzive të kontratave të revokohen menjëherë dhe të nisë diskutimi mbi alternativat e mundshme”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...