Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Neonazist, pjesë e një bande kriminale”, pushohet nga puna truproja e Lewandowskit

Pas trazirave të shkaktuara në Poloni kur u zbulua se personi i punësuar si truprojë për Robert Lewandowski-n dhe pjesëtarët e ekipit polka, ishte një militant i njohur neonazist polak i akuzuar se i përkiste një bande kriminale, Federata Polake e Futbollit ka vendosi të tërhiqet dhe të prishë lidhjet me Dominik G., i njohur si Grucha.

Përmes një deklarate Federata Polake e Futbollit bën me dije se: “për shkak të raportimeve në media në lidhje me Dominik G., është vendosur që të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet që lidhen me kombëtaren”.

Cezary Kulesza, president i Federatës, ishte ai që punësoi Grucha-n, por ai u përdor “për punë sigurie”.

Edhe pse trajneri polak Czesław Michniewicz ishte plot lëvdata për ish-truprojen e kombëtares polake, duke u shprehur se “ai e përmbushi rolin e tij në mënyrë fantastike. Unë e vlerësoj atë si profesionist. Çfarë bëri, si u kujdes për Robertin, ekipin, si na trajtoi…”, Dominik G. nuk do të udhëtojë me Poloninë në Botërorin Katar 2022.

Siç u raportua nga mediet polake, polemikat u ngritën kur u zbulua se Grucha: “Ka një çështje të hapur për militantizëm në një bandë kriminale që ndër të tjera akuzohet për propagandë nazizmi apo organizim trazirash.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...