Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Nervat e Rodrygos? Ancelotti: Atij i interesojnë golat, mua fitorja

Real Madrid ia doli me sukses në transfertë përballë Sevillas teksa i mposhti andaluzianët me shifrat 1-2. Heroi i kryeqytetasve ishte Rodrygo me brazilianin që shënoi të dy golat. Por, braziliani nuk mundi të gëzohej plotësisht teksa trajneri Carlo Ancelotti e zëvendësoi në minutën e 81-të teksa 22-vjeçari nuk i fshehu nervat duke qenë se ishte i vendosur për të shënuar edhe golin e tretë e për të kompletuar “tripletën”.

Gjithsesi, pas sfidës tekniku italian nuk i harroi elozhet për Rodrygon, por shtoi se ai kërkon të fitojë ndeshjen dhe nuk është i interesuar te numri i golave që mund të shënojë një futbollist.

Lexo edhe:

“Rodrygo ka ndryshuar shumë, sidomos pas Botërorit është bërë më protagonist. Ka luajtur në shumë ndeshje të rëndësishme, ka cilësi të jashtëzakonshme. Mund të luaj në qendër apo edhe në të majtë. Por, kur vjen puna te kundërsulmi është më i dëmshëm në qendër se sa nga krahu.

Nervat e zëvendësimit? I ndodh të gjithëve. Ai kërkonte të shënonte golin e tretë, ndërsa unë mendova të fitoj ndeshjen. Në fund unë dhe ai kishim objektiva të ndryshëm. Jo më kot e përfunduam ndeshjen me katër mbrojtës qendre dhe pesë mesfushorë, doja të evitoja problemet. Gjithmonë më i rëndësishëm është objektivi kolektiv se sa ai individual”, u shpreh Ancelotti.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...