Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Nëse futbolli nuk të argëton, merru me diçka tjetër”, Eriksen kujton momentet e tmerrit në Euro 2020

Qershori i vitit 2021 do të mbahet mend gjatë nga Christian Eriksen i cili në ndeshjen hapëse të Danimarkës në Euro 2020 ndaj Finlandës, humbi ndjenjat në fushë si pasojë e një arresti kardiak. Mesfushori trembi të gjithë të pranishmit në “Parken Stadium” teksa ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve dhe më pas transportimi urgjent për në spital aty ku u krye edhe një ndërhyrje kirurgjikale, bënë të mundur që danezi t’i mbijetonte sulmit në zemër.

Së fundmi, Eriksen që fatmirësisht është rikthyer të luajë rregullisht dhe pa probleme kujton për “The Telegraph” momentet e para pas sulmit kardiak ndërsa thekson se teksa ishte i shtruar në spital e pa disa herë videon e tij duke u rrëzuar në fushë.

Lexo edhe:

“E pashë sërish momentin kur u rrëzova në fushë, ishte një ditë më mbrapa teksa isha i shtruar në spital dhe doja që të përjetoja emocionet për t’u përgatitur më pas për atë që më priste mbrapa. Për mua ai moment nuk do të jetë asnjëherë i lehtë pavarësisht sa kohë do të kalojë. Nuk dua as ta mendoj. Kam mësuar që të shijoj më shumë jetën, futbollin dhe të luaj për t’u argëtuar. Sepse nëse nuk argëtohesh duke luajtur futboll atëherë është më mirë që të merresh me diçka tjetër”, u shpreh Eriksen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...