Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Nëse i largon futbollin është njësoj si t’i mohosh ushqimin”, menaxheri: Casemiro do bëhet trajner i madh!

Transferimi i Casemiro në merkaton e verës ishte një nga goditjet më të rëndësishme për Manchester United. Mesfushori i ka shtuar cilësi, eksperiencë, grintë dhe shumë dëshirë “Djajve të Kuq” në fushë me trajnerin Erik ten Hag që e ka shndërruar në 11-tëshen e tij të titullarëve pikë referimi brazilianin. Casemiro duket një “trajner” në fushë dhe madje agjenti i 31-vjeçarit Oscar Ribot shprehet mesfushori do të jetë një trajner i madh në të ardhmen.

“Casemiro ka një kontratë katërvjeçare me Manchester United me opsion për ta shtuar edhe një tjetër vit. Te Manchester është transferuar për të fituar tituj. Muajt e fundit ishin të vështirë, por objektivi i tij nuk ndryshon. Casemiro nuk jeton dot pa futboll, nuk mund të marrë frymë pa sport. Nëse i largoni futbollin, atëherë është njësoj si t’i mohoni ushqimin. Ai zgjohet dhe fle duke menduar për futbollin. Shikon shumë ndeshje nga liga të ndryshme.

Lexo edhe:

Njëherë e kapa duke parë futboll kinez, Casemiro e di që mund të shohë ndonjë detaj të veçantë, ndaj e bën këtë. Tani për tani thotë se nuk do të bëhet trajner, por e di se do të ndryshoj mendje. Për mua ai është një trajner në fushë, në këtë muaj Casemiro bëri llogaritë në lidhje me pikët, ndeshjet e mbetura. Ka nisur të mendoj si një trajner.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...