Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nëse Ibra s’jep garanci, United do të afrojë një sulmues

Zlatan Ibrahimovic iu rikthye bujshëm fushave të blerta pas dëmtimit që pësoi në fund të sezonit të kaluar, duke këputur ligamentet e gjurit. Debutoi pas thuasje 7 muajsh në sfidën ndaj Newcastle, më 18 nëntor, duke qëndruar 16 minuta në fushë. Më pas suedezi është aktivizuar në 16, 28, 2 dhe 14 minuta në katër ndeshjet pasardhëse. Pra, ka në këmbë një total prej 73 minutash në 5 ndeshje. Ndaj Bournemouthit qëndroi gjatë gjithë kohës në stol, ndërsa në Champions kundër CSKA-së së Moskës nuk u grumbulluar nga Mourinho.

Ekzistojnë dyshimet tek United se Ibra nuk mund të kthehet më i pari, duke iu referuar gjendjes së tij fizike.

“Sun” nënvizon se Mourinho nuk e ka aktivizuar në dy raste për t’i dhënë mundësinë që të kryejë një përgatitje specifike për gjurin që e dëmtoi 20 Prillin e kaluar kundër Anderlechtit. Vlerësimi i situatës së Ibrahimvicit është shumë i rëndësishëm për merkaton. Nëse suedezi nuk jep garanci, atëherë drejtuesit e Manchester United duhet të fokusohen në merkato për t’i gjetur një alternativë më të besueshme Romelu Lukakut.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...