Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Nëse La Liga rifillon, Reali kërkon të ndryshojë stadium për të luajtur ndeshjet e mbetura!

Drejtuesit e Real Madrid po mendojnë të ndryshojnë stadium për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni në La Liga nëse kampionati do të rifillojë. Lajmi publikohet nga mediat spanjolle. Ideja e klubit merengues është që skuadra t’i luajë në stadiumin “Alfredo Di Stefano” që ndodhet në qëndrën stërvitore në Valdebebas ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, pikërisht aty ku luan Real Madrid Castilla, meqënëse do të luhen pa tifozë. Nëse kjo kërkesë e Realit do të pranohet nga liga spanjolle e futbollit atëherë punimet për rinkonstruksionin e stadiumit Santiago Bernabeu do të vijojnë me ritëm të lartë deri në muajin shtator sepse me tifozë pritet të luhet vetëm në fillim të sezonit të ri futbollistik 2020-2021.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...