Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nëse largohet Mourinho, Zidane vjen me përforcime te Manchester United!

Emri i Zinedine Zidan prej kohësh po qarkullon si pasuesi i Jose Mourinhos tek Manchester United. Konflikti i portugezi me drejtorin sportiv Ed Woodward ka bërë që raporti mes palëve të mos jetë në ditët e tij më të mira. Gjtihsesi nëse një ditë ky ndryshim në stolin e Djajve të Kuq vjen, ish-numri një i stolit të Realit të Madridit ka gati edhe një listë dëshirash të futbolistëve që ai dëshiron t’i bëjë pjesë e Manchester United.

Toni Kroos i cili pëlqehet edhe nga Mourinho është një prej kërkesave që ka Zidane. Gjithsesi emri i gjermanit përtej dëshirës nuk duket edhe aq i thjeshtë për t’u transferuar, kjo për shkak të klauzolës së largimit që kap shumën e 300 milionë eurove dhe pagës së tij . Lojtari përfiton 10.9 milionë euro në sezon sipas Football Leaks.

Nëse Bayern i Mynich nuk pranon të paguajë 35 mln euro për kartonin e James Rodriguez, atëherë kolumbiani mund të mbyllë aventurën e tij në Bavari dhë të rikthehet në Madrid dhe prej aty për tu transferuar në ishull gjithmonë nëse mes palëve arrihet akordi. Në radhët e kampionëve të Gjermanisë një tjetër element që pëlqehet nga Zidane është edhe Thiago Alcantara. Mesfushori ka një kontratë deri në vtin 2021, teksa në garë për të është edhe Manchester City.

Për repartin e sulmit Zidane krahas Lukakut kërkon edhe Edinson Cavanin. Nëse mardhënia e uruguianit me Neymar nuk njeh përmësim atëherë më shumë mundësi për të ky është sezoni i tij i fundit në parkun e princave.

Zidanë ka gati listën, por në stol është Mourinho , gjithsesi një raport i tensionuar mes portugezit dhe drejtuesve nuk e përjashton faktin që 55-vjeçari t’i japë lamtumirën Djajve të Kuq ndoshta edhe në mesin e kampionatit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...