Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Nëse Mbappe do kishte lindur në Kamerun… “, plasin polemikat: Dënojmë ashpër fjalët e Wenger!

Kylian Mbappe ka origjinë afrikane, por ai është stërvitur në Europë. Po të kishte lindur në Kamerun, ai nuk do të ishte bërë ky lojtar që është…

Ekziston Europa dhe pjesa tjetër e botës, dhe pjesa tjetër e botës ka nevojë për ndihmë, përndryshe do të humbasim shumë talente”.

Këto fjalë të Arsene Wenger në lidhje me yllin e PSG-së, prindërit e të cilit janë me origjinë nga Kameruni, kanë shkaktuar diskutime dhe polemika.

Ish-trajneri francezi i Arsenalit, aktualisht shefi i zhvillimit global të futbollit të FIFA-s, bëri këtë deklaratë disa ditë më parë në Freiburg, teksa ka ardhur edhe reagimi i CONMEBOL (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut).

CONMEBOL hedh poshtë dhe dënon fjalët shumë fatkeqe të zyrtarit të lartë të FIFA-s, person shumë pranë presidencës. Ne amerikano latinët e njohim shumë mirë këtë lloj qëndrimi, që buron nga besimi se bota fillon dhe mbaron në Europë.

Talenti, shpirti i sakrificës dhe dëshira për të shkëlqyer e lojtarëve afrikanë dhe amerikano-jugor, duhet të vlerësohen dhe respektohen”, lexohet në komunikatën zyrtare të CONMEBOL.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...