Davide Fratessi është një nga emrat më të lakuar të merkatos në Itali. Fillimisht Interi, por tashmë edhe Milani pas shitjes së Sandro Tonalit, synojnë shërbimet e lojtarit në pronësi të Sassuolos.
Dy klubet e Milanos do të bëjnë çmos për ta bindur 23-vjeçarin e kombëtares italiane, edhe pse siç vetë Fratessi e pranon në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, ai tashmë e ka zgjedhur skuadrën e së ardhmes ndërsa “kërcënon” agjentin që ta konkretizojë sa më shpejtë të jetë e mundur marrëveshjen.
Lexo edhe:
- Vllazni ambicioze, objektiv ish-i i Partizanit dhe Tiranës dhe mesfushori që e mbylli me Kukësin
- Sirena angleze për Asllanin, e kërkon skuadra surprizë e Premier League
- Historike/ Fitore dhe rekord! Suksesi i 11-të në Europë, Luiza Gega shkëlqen në Poloni (VIDEO)
- Ekskluzive/ Kukësi nis nga puna, rinovon qendërmbrojtësi dardan
“Inter në avantazh për shërbimet e mia? Nuk do të ishte korrekte që të flas për një skuadër në këtë moment sepse ndodh edhe që tratativat në një moment të dështojnë. Por, dua të jem i sinqertë dhe mund të them se unë tashmë e kam vendosur skuadrën se ku dua të luaj nga sezoni i ardhshëm.
Jam i sigurt se edhe menaxheri po punon në këtë drejtim dhe do ta gjej mënyrën të më kënaqë pasi përndryshe do të dërgoj me “pushime” në plazh”, u shpreh Fratessi.
