Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

“Nëse Nadal mund të ecë, atëherë mbetet favoriti numër një”, trajneri i Djokovic: Ja si mposhtet spanjolli

Rafael Nadal është ende në procesin e rikuperimit pas dëmtimit në Australian Open me spanjollin që synon të kthehet në kohë për turneun Roland Garros që nis më datë 28 maj dhe zgjat deri më 11 qershor. Nëse rikthehet në kohë, atëherë rivali kryesor për tenistin nga Mallorca është padyshim Novak Djokovic me serbin që do të tentojë ta parakalojë edhe me titujt Grand Slam pasi të dy aktualisht numërojnë nga 22 të tillë.

Gjithsesi, e lehtë nuk do të jetë pasi në Francë është terreni i prefuar i Nadal, fusha me dhe. Vetë trajneri i Noles, Goran Ivanisevic theksoi se nëse Nadal merr pjesë në Roland Garros atëherë do të ishte favorite kryesor për të fituar. Megjithatë, Ivanisevic shpjegoi se Djokovic mund ta mposhtë Nadal vetëm nëse do të jetë mirë nga aspekti psikologjik.

Lexo edhe:

“E mbaj mend ndeshjen e kaluar në Roland Garros, Nadal fitoi në çerekfinale. Por, Djokovic nuk ishte mirë psikologjiksht në atë periudhë. Më e rëndësishmja për Djokovic është të qëndrojë i shëndetshëm dhe në formë. Sigurisht në fushat me dhe, Nadal mbetet favorite kryesor dhe kështu do të jetë përsa kohë ai të mund të ecë. Megjithatë, unë kam bindjen se nëse Djokovic futet në fushë me mentalitetin e duhur mund të mposht këdo që ka përballë”, u shpreh Ivanisevic.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...