Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Nëse nuk arrihet marrëveshja për Pogbanë, Reali ka gati alternativën

Paul Pogba mbetet prioritet i merkatos për trajnerin e Realit Zinedine Zidane. Drejtuesit e klubit “merengues” duken më të bindur se kurrë për të tentuar një operacion që do të kënaqte trajnerin e tyre. Sidoqoftë, siç thotë një shprehje e urtë, “nga thëna në të bërë, është në mes një det i tërë” dhe në këtë rast dëshira nuk është se shkon në të njëjtin kah me realitetin, për më tepër që situata e mesfushorit të “Djajve të Kuq” i ka të gjithë elementët për t’u shndërruar në telenovelën e re të kësaj merkatoje verore.

Nga njëra anë qëndron paga e lartë e lojtarit, nga ana tjetër agjenti i tij, Mino Raiola, me të cilin presidenti Florentino Perez mund të thuhet se nuk ka marrëdhënie të mire, përkundrazi. Së fundmi, duhet bindur Manchester United për këtë transferim, pasi “Djajtë e Kuq” kanë shpenzuar plot 120 milionë euro për ta transferuar në “Old Trafford”, ku në bazë të kontratës duhet të qëndrojë deri në vitin 2021.

Të vetëdijshëm për terrenin e vështirë ku kërkojnë të shkelin, “Los Blancos” janë duke menduar disa alternativa, që mund të linin të kënaqur trajnerin Zidane, ku spikat emri i Christian Eriksenit të Tottenhamit. Mediet spanjolle e japin të sigurt arritjen e marrëveshjes paraprake mes klubit madrilen dhe lojtarit danez, por edhe në këtë rast mbetet për t’u arritur dakordësia me Hotspur.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...