Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Nëse nuk ndryshon sjellje… “/ United nuk duron më, kërcënon CR7!

Manchester United është lodhur nga sjellja e Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez kërkon largimin prej fillimit të merkatos, por nuk po arrin të gjejë akord me ndonjë klub të ri.

Atletico Madrid ishte pranë firmës me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, por presioni i tifozëve dhe mungesa e parave ndikuan që CR7 të mos kthehet në La Liga.

37-vjeçari është i trishtuar në “Old Trafford”, ndjesi të cilën nuk tenton fare ta fshehë. Gjatë miqësores me Rayo Vallecano, në të cilën luajti vetëm në pjesën e parë, Ronaldo u largua nga stadiumi pas pushimit të ndeshjes, pa pritur fundin.

Ishte një sjellje e papranueshme, jemi një skuadër dhe të gjithë duhet të qëndrojmë deri në fundin e ndeshjes”, deklaroi Ten Hag.

Ndërkohë, Sky Sport raporton se drejtuesit e United kanë vendosur të mos tolerojnë më aspak. Nëse Ronaldo vazhdon me sjellje të tilla, atëherë do të marrin në konsideratë edhe prishjen e kontratës me të.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...