Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Nëse nuk të pëlqen ajo që them, ja ku është dera”, mediat zbulojnë debatin Setien-Messi

Ish trajneri i Barcelonës, Quique Setien deklaroi në mediat spanjolle se ylli i skuadrës “blaugrana” Lionel Messi ishte një karakter mjaft i vështirë për t’u menaxhuar dhe se bashkë kishin pasur disa përplasje gjatë sezonit të kaluar.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se pas një ndeshjeje të sezonit të kaluar, trajneri Quique Setien po evidentonte gabimet e futbollistëve të tij, por toni që kishte zgjedhur për komunikim ishte kritikuar nga Lionel Messi.

Pikërisht për këtë arsye, ish trajneri i Barcelonës ishte kthyer nga argjentinasi dhe i kishte treguar, derën, duke i thënë se mund të largohej nëse nuk i pëlqente, ndërsa 6 herë fituesi i Topit të Artë ishte mjaftuar me një buzëqeshje që tregonte më shumë se 1000 fjalë.

Marrëdhëniet mes Setien dhe Messit nuk kanë qenë asnjëherë të mira dhe të dy janë përplasur shpesh në dhomat e zhveshjes, duke bërë që atmosfera në grup të rëndohet dhe një sezon të shkojë dëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...