Pas kalimit të holandezit Jasper Cillesen nga Barcelona te Valencia për një total prej 35 milionë eurosh, Barça e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tulipanit dhe ai është braziliani Neto i cili ka përshkuar rrugën e kundërt. Neto është zyrtarizuar si blerja më e re e Barcelonës dhe te blaugranat do të jetë zëvendësi i portierit titullar gjermanit, Ter Stegen rol këtë që deri në fund të sezonit të kaluar e mbante Cillesen i cili tashmë do të luajë titullar te Valencia. Edhe pse duket si një blerje e re pasi i ka kushtuar arkave të Barçës 26 milionë euro plus 9 të tjera në formë bonusesh, Neto është shkëmbyer me Cillesen por dy klubet për të regjistruar në bilancet e tyre plusvalenca të rëndësishme kanë vepruar në këtë mënyrë, pasi holandezin te Valencia, katalanët e kanë shitur për 35 milionë euro. E çuditshme klauzola e largimit që i ka vendosur Barcelona, brazilianit Neto e cila kap vlerën e 200 milionë eurove, shifër shumë e lartë për një portier që pas pak ditësh do të mbushë 30-vjeç.
Lajme të tjera
Futboll
Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...
Futboll
Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...
La Liga
Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....
Kosovë
Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...