Bundesliga

Neuer mbështet Flick: Po bën një punë shumë të mirë

Bayerni i Mynihut duket se e ka kaluar krizën e fillimsezonit. Bavarezët kanë fituar 8 nga 10 sfidat e fundit në të gjitha kompeticionet dhe një meritë për këtë e ka dhe trajneri aktual, Hans-Dieter Flick. 54-vjeçari u emërua trajner i përkohshëm në datën 3 nëntor, kur zëvendësoi të shkarkuarin Niko Kovac. Së fundmi, klubi që fillimisht e kishte caktuar si trajner deri për Krishtlindje konfirmoi besimin për të deri në fund të sezonit. Një ndër liderët e Bayernit, Manuel Neuer, shprehu besimin e tij dhe të skuadrës mbi punën e bërë nga Flick.

“Ai ka krijuar një lidhje fantastike me të gjithë skuadrën. Na shpjegon gjithçka me detaje. Të jesh në krye të Bayernit do të thotë të kesh eksperiencë dhe kuota të larta. Mendoj se Flick po bën një punë shumë të mirë dhe e meriton të jetë trajneri ynë.” 

“Gardiani” 33-vjeçar zbuloi dhe disa nga taktikat e përdorura nga trajneri, të cilat kanë përmirësuar lojën e ekipit.

“Tani mbrojmë më lart, vrapojmë më shumë si dhe nuk lëmë shumë hapësira midis reparteve. Në këtë mënyrë bëjmë një lojë më efektive dhe u krijojmë vështirësi kundërshtarëve”.

Gjermani e mbylli intervistën me një fjali për kryesuesin e kampionatit, Leipzigun, si dhe për shanset e Bayernit për të mbrojtur titullin në fund të sezonit.

“Po zhvillojnë një sezon shumë të mirë. Kanë kaluar grupet e Championsit dhe kjo tregon se janë një skuadër më e maturuar në krahasim me vitet e kaluara. Titulli? Sigurisht që kemi objektiv ta fitojmë, por nuk do të jetë e lehtë. Do të jetë një garë deri në fund mes disa skuadrash”.

Skuadra e Bayernit ndodhet aktualisht në vendin e 3-të në Bundesligë me 33 pikë, vetëm 4 pikë larg kryesuesve të Leipzigut.

Bavarezët ndeshjen e ardhshme do ta luajnë kundër Hertha Berlinit në transfertë, në datën 19 janar.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency