Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Neuer theu këmbën duke bërë ski, Bayerni synon “gardianin” gjysmëfinalist të Botërorit

Portieri Dominik Livakovic po bën një figurë mjaft të mirë me kombëtaren kroate në Katar, ku ka spikatur sidomos në eliminimin e Brazilit, në çerekfinale të Kupës së Botës, duke shkëlqyer në goditjet e penalltive. Për 27-vjeçarin e Dinamos së Zagrebit duket se ka ardhur momenti i duhur për të bërë hapin e madh në karrierë.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, Livakovic shihet tashmë nga drejtuesit e Bayernit të Mynihut si zëvendësuesi ideal i Manuel Neuer, i cili ka thyer këmbën duke bërë ski dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.

Megjithatë, Bayerni nuk është i vetmi klub në garë për blerjen  Dominik Livakovicit, pasi siç sqarohet nga faqja e transfertave “fibrajes.net”, Sevilla kërkon që portieri kroat të zëvendësojë marokenin Yassine Bounou, një tjetër nga figurat e këtij Botërori, i cili pritet të shitet nga klubi andaluz në janar për një shumë sigurisht të parefuezueshme.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...