Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Neville, i pamëshirshëm me De Gean: I ka ditët e numëruara në Manchester

Humbja turpëruese e Manchester United ndaj rivalit të përjetshëm (City) në derbi ka prekur tej mase tifozët e “Djajve të Kuq”. Tepër i ashpër me deklaratat e tij ishte edhe ish-lojtari i United, Gary Neville, disa orë pas përfundimit të ndeshjes.

Neville sulmoi De Gean si një nga përgjegjësit për këtë disfatë të “Djajve të Kuq”. Përveç kësaj, ish-lojtari anglez argumentoi se me stilin e lojës të aplikuar nga Erik ten Hag, ditët e De Geas janë të numëruara.

“Ai (Ten Hag) dëshiron të aplikojë një ide të lojës duke mbajtur kontrollin e lojës, me 75% zotërim. Kjo është arsyeja pse karrierë e De Geas në Manchester United po i vjen fundi.” Më tej, Neville shtoi se trajneri holandez ka nevojë për një portier që të luajë shumë mirë me këmbë.

Sipas “The Sun”, United tashmë po kërkon një zëvendësues për spanjollin, pasi kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni.

“Djajtë e kuq” kanë shfaqur interes për Kevin Trapp ose Yann Sommer verën e kaluar. Përveç kësaj, sipas gazetës angleze, alternativa më e mirë do të ishte Jan Oblak, i cili do t’i japë fund kontratës me Atléticon e Madrid në fund të sezonit.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...