Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Nevoja për tregje të reja, edhe Seria A mund të dalë jashtë kufijve italianë

Ashtu si NBA dhe NFL, edhe Seria A do të tentojë të dalë jashtë kufijve italianë, pasi është hedhur ideja që të paktën një ndeshje në sezon, të luhet jashtë Italisë.

Propozimi ka ardhur direkt nga administratori i Ligës së Serisë A, Luigi De Siervo, që e arsyetoi këtë ide si një mënyrë për të synuar tregje të tjera botërore, kryesisht amerikane e aziatike.

“Do të propozojmë që të paktën një ndeshje në sezon ta luajmë jashtë Italisë. Sfida jonë do të jetë që të bëhemi pjesë e tregjeve të tjera, duke afruar fansat me kampionatin dhe vendin tonë. Natyrisht që me legjislacionin aktual është e pamundur, por besoj se gjërat do të ndryshojnë për mirë në javët në vijim”, tha De Siervo.

Vitin e kaluar ishte kampionati spanjoll që tentoi të çojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndeshjen mes Gironës dhe Barcelonës, por për arsye të ndryshme nuk u arrit të konkretizohej plani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...