Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Newcastle dëshiron të afrojë Dean Henderson dhe Kepa Arrizabalaga

Një ndër qëllimet kryesore të trajnerit Eddie Howe për sezonin e ardhshëm është të përforcojë mbrojtjen e portës së Newcastle. Ai tashmë ka identifikuar katër objektiva të mundshëm të portierëve duke përfshirë këtu alternativa si Dean Henderson të Manchester United dhe Kepa Arrizabalaga të Chelseat.

Mediat angleze raportojnë se tashme në St James’ Park po punohet që këto transferime të jenë në rrugën e duhur për merkaton e verës teksa Henderson dhe Kepa janë fokusi kryesor i klubit dhe kanë qenë në monitorim të vazhdueshëm nga Newcastle.

Henderson nuk është paraqitur në Premier League gjatë gjithë sezonit pasi titullar i Manchester United është preferuar David De Gea, ndërsa Kepa mbetet numri 2 tek Chelsea pas Edouard Mendy. Në anën tjetër, Bernd Leno i Arsenalit mbetet opsion i Newcastle si një afrim i mundshëm pasi klubi nuk arriti tw nënshkruajë me tw në janar. Leno pritet të largohet nga Emirates në të ardhmen e afërt ndaj Newcastle paraqitet si një mundësi e mire për të.

Ylli i West Brom, Sam Johnstone, pretendohet të jetë portieri i fundit në listën e dëshirave të “qymyrxhinjve”, ndërkohë që kontratës së tij aktuale po i vjen fundi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...