Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Newcastle dhe Milani, dy opsionet e Granit Xhakës për muajin janar

Granit Xhaka, sikurse është raportuar në vazhdimësi nga mediet angleze, që pas përplasjes së tij me tifozët (iu hoq dhe shiriti i kapitenit), nuk ka të ardhme tek Arsenali. Largimi i tij nga “Topçinjtë” me hapjen e merkatos së janarit duket i pashmangshëm. Pyetja që bëhet në këtë rast është: do të qëndrojë në Premier League, apo do ta vijojë karrierën gjetkë?

Newcastle, sipas “Telegraph”, do t’i ofrojë atij një shans për të qëndruar në Premier League, kurse nga Italia raportojnë që mesfushori shqiptar po kërkon shtëpi në Milano pasi pretendon se do të transferohet te kuqezinjtë. Trajneri i “Qymyrxhinjve”, Steve Bruce, është i bindur se do ta ketë 27-vjeçarin nën urdhrat e tij në skuadrën nga verilindja e Anglisë, por të “Djalli” në Itali, me sa duket, po punojnë “nën rrogoz” për marrëveshjen me Arsenalin.

Xhaka po pret me padurim që të largohet nga Lodra, pasi nuk ka të ngjarë që ai të rregullojë marrëdhëniet me tifozët, pavarësisht se kërkoi falje për incidentin para dy javësh.

Futbollisti, që përfaqëson Zvicrën në rang përfaqësuesesh, do të duhet së pari të sigurohet që do të luajë rregullisht te skuadra e tij e ardhshme në mënyrë që të jetë në planet e helvetëve për Kampionatin Europian të verës së 2020-ës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...