Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Newcastle, Howe: Milani me mungesa? Ne jemi edhe më keq…

Newcastle po vuan në Premier League, ndikuar edhe nga mungesat e shumta. “Qymyrxhinjtë” kanë pësuar 7 gola në dy humbjet e fundit përballë Evertonit dhe Tottenhamit.

Skuadra angleze kërkon kthesën në Champions League, teksa të mërkurën pret Milanin në “St. James Park”. Në një përballje mes dy skuadrave që janë goditur nga dëmtimet e shumta.

Nuk ishim mirë fizikisht, dallohej qartë një gjë e tillë. Djemtë dhanë gjithçka, por ndihej lodhja. Të dalim nga ky moment duke luftuar në takimin e ardhshëm”, u shpreh trajneri Eddie Howe pas humbjes 4-1 me Spurs.

Lexoni edhe:

Milani me mungesa? Ne jemi edhe më keq se ata… Ka pak dritë në fund të tunelit për Wilson dhe Longstaff. Lojtarë shumë të rëndësishëm për ne, të cilët kanë bërë mirë”, theksoi tekniku i ekipit anglez.

Newcastle dhe Milan kanë nga 5 pikë në grupin F, aty ku kryeson Borussia Dortmund (e kualifikuar) me 10 pikë. Ndërkohë që francezët e PSG-së, të cilët vizitojnë verdhezinjtë në “Signal Iduna Park” në takimin e fundit të grupit, renditen të dytët me 7 pikë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...