Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Newcastle pranë sigurimit të mbijetesës, Burnley pikë shpresë ndaj West Hamit

Newcastle shumë pranë arritjes së objektivit minimal të sezonit, që është qëndrimi në Premier League. “Magpies” fituan 2-1 “St. James’ Park” përballë Leicester City-t,  rezultat që u jep qetësi për ndeshjet e mbetura të sezonit.

Në fakt, të parët shënuan “Dhelprat” me Lookman në minutën e 19-të, por vendësit përmbysën gjithçka me Guimaraes, autor i një dygolëshi. Të parin e realizoi në minutën e 30-të dhe të dytin në minutën e pestë shtesë, duke i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

West Hami barazoi 1-1 në shtëpi me Burnley-n, në një sfidë ku u dëmtua rëndë mesfushori Westwood. Wegorst shënoi golin që zhbllokoi takimin në minutën e 33-të, ndërsa në shtesë Cornet humbi një 11-metërsh, që mund të mbyllte ndeshjen. Në fraksionin e dytë (74’) Soucek realizoi golin e barazimit 1-1, që ishte dhe rezultati përfundimtar i sfidës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...