Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Newcastle “rizgjon” interesin për portierin e Arsenalit, vlerësohet 25 milionë

Newcastle United ka rizgjuar interesin për portierin e Arsenalin, Aaron Ramsdale. Anglezi ka humbur vendin e titullarit në këtë sezon ndaj David Raya që erdhi nga Brentfordi dhe si rrjedhojë një lëvizje në verë është opsioni më i logjikshëm.

Ramsdale po shqyrton ofertat dhe Newcastle paraqet mundësinë më të mirë, për shkak edhe të projektit ambicioz të skuadrës për t’u ngritur edhe njëherë tjetër në majën e futbollit anglez. Momentalisht në portë për Newcastle luan Martin Dubravka, për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi Nick Pope pak muaj më parë në shpatull. Dubravka është 35 vjeç, ndërsa Pope mbush 32 këtë muaj, teksa Newcastle kërkon një portier më të ri për të pasur për vitet në vazhdim.

Lexo edhe: 

Trajneri Eddie Howe është një admirues i madh i Ramsdale pasi e transferoi tek Bournemouth nga Sheffield United.

Megjithatë, Arsenali e transferoi për 30 milionë paundë në 2021, duke qenë në atë kohë zgjedhje e parë. Pavarësisht një sezoni të parë fantastik, Mikel Arteta zgjodhi të transferonte Rayan nga Brentford për të rritur konkurrencën dhe aftësia e tij për të luajtur më mirë me këmbë e ka ndihmuar Arsenalin për të rivalizuar për titullin.

Momentalisht, vlera e Aaron Ramsdale ka rënë në 25 milionë paundë. Nga viti 2021, Aaron Ramsdale është aktivizuar në 89 ndeshje për “Topçinjtë” e Londrës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Zinedine Zidane është një hap larg stolit të Bayern Munich. Nga Spanja lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo, që e jep të kryer...

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...