Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Newcastle rrit pretendimet në merkato, synon portierin e PSG!

FOOTBALL , ENTRAINEMENT DU PSG AU CAMP DES LOGES A LA VEILLE DU MATCH BREST - PARIS SG DE LA 3E JOURNEE DU CHAMPIONNAT DE FRANCE DE LIGUE 1 / MAURICIO POCHETTINO ENTRAINEUR DU PSG , KEYLOR NAVAS , GIANLUIGI DONNARUMMA

Drejtuesit e Newcastle United shënjestrojnë portierin e Paris SG Keylor Navas. “Magpies” vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionin e parafundit në klasifikimin e përgjithshëm të Premier League-s dhe krerët e klubit verior po bëjnë cmos për të bërë përforcimet e nevojshme, në mënyrë që të shmangin rrëzimin në Championship. Drejtuesit e klubit nga Tyneside deri tani ia kanë dalë mbanë për të afruar në skuadër mbrojtësin e përfaqësueses Kieran Trippier si dhe sulmuesin shtatlartë nga Zelanda e Re Chris Wood, të cilët u transferuan te bardhezinjtë respektivisht nga Atletico Madrid dhe Burnley, për shifra të majme si 16,2 dhe 30 milionë euro. Eddie Howe renditet i treti në listën e kuotave të përpiluara nga bookmakers-at për t’u shkarkuar në Premiership-in Anglez pas emrave të tillë si Claudio Ranieri e Sean Dyche dhe pasi përforcoi dy nga pozicionet më të rëndësishme të skuadrës 44-vjecari synon të zgjidhë përfundimisht edhe cështjen e portës.

Një rol të tillë kyc trajneri aktual I Neëcastle-t ka ndër mend t’ia besojë pikërisht portierit veteran kostarikan, që në të kaluarën ka fituar gjithcka mund të fitohej në karrierë me fanellën e Realit të Madridit. Edhe në Francë portieri Keylor Navas e ka bërë më së miri detyrën e tij duke marrë të gjithë trofetë e mundshëm, pa harruar gjithashtu edhe 100 ndeshjet me fanellën e përfaqësueses së vendit të tij apo qoftë edhe finalen e humbur në Champions me kuqeblutë në Stadiumin da Luz të Lisbonës me Bajernin e Mynihut.

Edhe pas mbërritjes së portierit Gianluigi Donnarumma Keylor Navas e ruajti pozicionin e tij por kohët e fundit gardiani veteran duket sikur po eklipsohet pak e nga pak nga 22-vjecari napolitan. Sipas RMC Sport drejtuesit e Newcastle-t kanë kontaktuar krerët e klubit parizien, duke shfaqur hapur interesimin e tyre për portierin e mirënjohur nga Kosta Rika. Eddie Hoëe për momentin mbështetet te Martin Dubraëka dhe Karl Darloë, sidoqoftë drejtuesit e Paris SG duan që ta mbajnë portierin veteran deri në fundin e këtij sezoni. Që nga viti 2019 kur kaloi nga Reali në radhët e Paris SG portieri Keylor Navas është aktivizuar plot 97 herë në të gjithë kompeticionet me fanellën e kuqebluve.

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...