Kupa e Shqiperise

Nexhipi: Duam ta mbyllim sezonin me trofe, Kupa objektivi më i arritshëm!

Kukësi kërkon ta mbyllë me trofe këtë sezon dhe Kupa e Shqipërisë është objektivi më i arritshëm. Pas shortit që i vuri përballë verilindorët ndaj Teutës, për mediat foli drejtori sportiv i Kukësit Nderim Nexhipi i cili e analizoi kështu sfidën ndaj skuadrës durrsake.

“Është short interesant, Teuta është ekip shumë cilësor dhe do të jetë përballje e vështirë. Është vetëm një ndeshje direkte dhe ai që do japë maksimumin atë ditë, kalon edhe turin. E dimë se jemi larg kreut të tabelës dhe do synojmë që në këto ndeshje të bëjmë sa më mirë, sepse ka shumë ndeshje dhe do luftojmë të bëjmë sa më mirë dhe të afrohemi sa më shumë”.

“Kupa rruga e vetme për Europën? Jemi larg, por ka edhe shumë nga fundi, kemi ndeshje direkte me rivalët dhe mund të bëjmë mirë nëse japim maksimumin nga këto ndeshje.Kemi pasur shumë oshilacione dhe kjo na ka sjellë në situatën ku ndodhemi. Kemi një grup me lojtarë shumë cilësorë dhe shpresojmë që do të dalim nga kjo situatë”.

“Kupa shpëtim i sezonit? Të mos e themi kështu, por ne jemi klub që futemi çdo vit për trofe, jemi larg vendit të parë, por do bëjmë maksimumin ta mbyllim me trofe këtë sezon. Para shortit nuk kishim preferenca, por do të ishte më mirë që në këtë fazë të përballeshim me një ekip më të dobët, edhe pse janë ndeshje me një takim dhe mund të ndodhin befasi”, u shpreh Nexhipi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency