Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nexhipi: Musolli dhe Shameti ikona të Kukësit, ja e vërteta me Ramën

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, gjatë prezantimit të Duros u është përgjigjur pyetjeve për lojtarë të veçantë, për të ardhmen e ekipit dhe objektivat e skuadrës, të cilat beson se do të përmbushen me sukses.

Valdet Rama: Ka qenë pjesë e padiskutueshme e ekipit tonë. Për momentin është më pushime në Gjermani. Shpresojmë që ditën e hënë, kur të fillojë edhe grumbullimi i ekipit, Valdeti të jetë aty. Është ende nën kontratë, ka ikur përkohësisht dhe e presim të kthehet. Jemi duke biseduar. Do bëjmë maksimumin që të jetë sezonin e ardhshëm me Kukësin.

Lojtarët pa kontratë: Musolli ka pasur opsion rinovimi, nuk largohet. Shameti është kapiteni i ekipit, ka vite që është në klubin tonë. Ka munguar gjatë për arsye dëmtimi dhe sapo është kthyer. Deri në fund të javës do të vendosen shumë gjëra për kontrata në skadencë. Lojtarë si Shameti dhe Musolli janë ikonat e këtij klubi, do të qëndrojnë.

Leonit Abazi: Këto dy ditë është zyrtarizuar largimi i Rrumbullakut. E donim në ekip, por ai kërkon të provojë diçka të re jashtë vendit. Presidenti e ka mirëkuptuar dëshirën e tij. Për emrat e tjerë në ditët e ardhshme do të shohim. Rolet dihen pak a shumë, nuk do ketë shumë ndërhyrje. Me trajnerin e ri do të diskutojmë për të ardhmen, pasi është ende herët që ta pyesni për skuadrën. Do të tentojmë të plotësojmë çdo kërkesë të trajnerit.

Largimi i Melos: Çdo lojtar që përforcon një rival është një asist, në thonjëza. Melo e tregoi veten këtu. Nuk arritëm të rinovonim, por kemi marrë Gavazajn dhe pastaj Dakun në sulm. Me 2-3 afrime do jemi gati të rivalizojmë për titullin. Duhet të tjerët të mendojmë për ne.

Porta: Për momentin kemi 3 portierë: Frashërin, Avdylin dhe Bashën. Me Stivin do të ulemi të flasim për rinovimin e mundshëm. Do të diskutojmë për të ardhmen.

Ndryshimi i trajnerëve: Asnjëherë nuk është e lehtë, as për presidentin, por shpresojmë ta fillojmë me këmbë të mbarë dhe të kemi sukses.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...