Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nexhipi në “FanZone”: Ndërprerja do na ndihmojë të rikuperojmë lojtarët për sprintin final

Një tjetër i ftuar në emisionin “FanZone’ në Supersport 1, ishte edhe Drejtori Sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, i cili foli për situatën që po përjeton me ndërprerjen e kampionatit dhe u shpreh optimist se verilindorët mund të rihapin rivalitetin për titull.

Si po e përjetoni këtë situatë?
Është një moment i vështirë, nga ata që ndodhin shumë rrallë, por më vjen mirë që autoritetet reaguan shpejt dhe ndalën futbollin, pasi në këto çaste vëmendja duhet të përqendrohet te shëndeti i njerëzve.

Mendoni se ndërprerja erdhi në momentin më të mirë për Kukësin?
Në fakt nuk po kalonim aspak një moment të mirë dhe kjo kryesisht për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme dhe pezullimeve me kartonë, pasi prej kohësh nuk po luanim me formacionin më të mirë. Besoj se kjo periudhë do të na ndihmojë të rikuperojmë të gjithë lojtarët dhe të jemi gati për sprintin final.

Jeni për një kampionat të rregullt, apo për një opsion Play Off-i?
Me aq informacione sa kam unë, UEFA ka vendosur që të gjithë kampionatet të përfundojnë Brenda 30 qershorit dhe besoj se kemi kohë mjaftueshëm të mbyllim kampionatin rregullisht, duke parashikuar edhe një rifillim në javët e fundit të prillit apo të parat e majit.

A mund të ndikojë ndërprerja në gjendjen fizike të lojtarëve?
Sigurisht që edhe ky është një aspekt për t’u marrë në konsideratë, por mendoj se djemtë janë seriozë dhe po mundohen të ruajnë formën edhe gjatë kësaj kohe izolimi, ndërsa shumë shpejt do të rifillojmë edhe stërvitjen, për të qenë në formë sa më të mirë në fazën finale të kampionatit.

Kalendari i javëve të fundit pritet të jetë i ngjeshur. A mendoni se do t’ju penalizojë ky fakt, pasi flitet shpesh që Kukësi ka një formacion të mirë, por një stol që çalon?
Unë mendoj se kemi një organikë të plotë dhe jo vetëm 11 lojtarë. Mendoj se çdo lojtar i yni është i aftë të luajë në formacion, ndaj them se do ta përballojmë më së miri.

Çfarë nuk ka shkuar me Kukësin deri në këto momente? A besoni ende te titulli kampion?
Unë mendoj se kemi bërë një sezon të mirë dhe për një farë kohe ishim edhe të shkëputur në krye, por më pas erdhi Tirana, që po bën mjaft mirë dhe ka fituar shumë ndeshje radhazi, duke u shkëputur në krye. Besoj te titulli, pasi kemi edhe 10 javë për të luajtur, mes tyre edhe ndeshje direkte me Tiranën, ndaj nëse bëjmë edhe ne të njëjtën gjë si ata, duke fituar shumë takime radhazi, titulli nuk është i pamundur.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....