Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Nexhipi rikthehet në shtëpi si kundërshtar: Të paktën një klub shqiptar do të luajë në grupe

Një djalë shtëpie si Nderim Nexhipi, i cili është rritur në skuadrën e Shkupit dhe në lagjen e Çairit, rikthehet këtë herë si kundërshtar, në rolin e drejtorit teknik të Ballkanit, në sfidën e Play Off-it të Conference Leagues.

Para ndeshjes Nexhipi foli për mikrofonin e DigitAlb, ku rrëfeu emocionet e sfidës, bëri një krahasim mes dy skuadrave dhe tha se e rëndësishme është që të paktën një skuadër shqiptare do të jetë në grupet e Conference League.

Një ndeshje speciale, pasi je në qytetin tënd, por vjen si kundërshtar, pasi shërben në një klub tjetër…
Është një ndeshje speciale, pasi kam dalë nga qyteti i Shkupit, nga Çairi dhe jam rritur aty, pasi kam qenë deri në moshën 16-vjeçare. Është emocion, por jemi profesionistë dhe tani jam me Ballkanin, në një rol të ri, ndaj shpresoj të bëjmë më të mirën.

E mira është që të paktën njëra do të jetë në grupe…
Patjetër, pasi fati e deshi që të ishim bashkë në Play Off dhe një skuadër shqiptare do të jetë në grupe. Kemi bërë mirë të dy ekipet, por unë shpresoj që të jetë Ballkani skuadra që do të luajë për herë të parë në grupet e Conference League.

Ku është futbolli më mirë, në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni e Veriut?
Në Shqipëri infrastruktura bën të vetën dhe ne jemi mbrapa në Kosovë. Megjithatë aty po investohet shumë dhe po bëhet një rritje shumë e fortë, ndaj shpresoj që të ketë investime në infrastrukturë. Në Kosovë ka shumë rivalitet, ndërsa në Maqedoni ka vetëm dy ekipe që konkurrojnë për titull.

Mendoni se ka një nivel të përafërt mes këtyre dy ekipeve?
Unë kam luajtur tre herë si lojtar në Play Off dhe kam pasur kundërshtarë shumë të fortë. Të dy ekipet kanë një nivel pak a shumë të njëjtë, ndaj e rëndësishme është që një skuadër shqiptare do të luajë në Europë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...