Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Nexhipi: Titulli larg, duam Kupën që të plotësojmë sadopak sezonin

Nderim Nexhipi, drejtues i Kukësi, komentoi shortin e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, që u rezervoi si kundërshtare verilindorëve Teutën e Durrësit.

“Në këtë fazë, nuk ka short të lehtë, të gjitha ekipet kanë cilësi. Do të luajmë dy ndeshje kundër Teutës, shpresojmë të bëjmë më të mirën. Titulli? Ne çdo vit futemi në garë për titull. Tirana është shkëputur, pavarësisht se jemi ende në garë matematikisht, është shumë e vështirë. Kështu që synojmë Kupën që të plotësojmë sadopak sezonin tonë.”

Nexhipi nuk mendon se Kukësi është favorit ndaj Teutës, por beson se skuadra e tij do ta ngrejë lart trofenë.

“Nuk jemi më superiorë se Teuta. Ndeshjet kundër Durrësit çdo vit janë të vështira. Teuta ka lojtarë me shumë kualitet dhe do të jenë dy ndeshje shumë interesante. Presidenti nuk e ka thënë një gjë të tillë, që të fokusohemi vetëm te Kupa. Gjithsesi, Kupa për ekipin tonë do të jetë një trofe plus. Si vitin e shkuar, dhe këtë vit duam ta ngremë trofeun.”

Duhet kaluar Teuta për të folur për finalen. Normalisht, Kukësi dhe Tirana kanë dy skuadra të mira dhe do të ishte një finale e fortë. Kemi dy ndeshje, si ne, si ata, kështu që të presim si do të shkojnë gjërat”.

Shefi i klubit të Teutës, Enid Furrxhi, shpreson që ekipi i tij të arrijë finalen dhe të fitojë një trofe në këtë vit jubilar të klubit (100 vjetor).

“Realisht, është një short i vështirë, duke marrë parasysh që Kukësi është ekip i mirë. Gjithsesi, ne jemi në moment të mirë dhe shpresojmë ta kalojmë dhe këtë ndeshje dhe ta shikojmë ekipin në finale. Ky është objektivi i klubit, që në fillim të sezonit. Kemi 100 vjetorin dhe qyteti, tifozët, të gjithë ne, synojmë të çojmë një trofe për këtë vit”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...