Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Neymar 6 deri 8 javë jashtë, do të mungojë ndaj Realit

Tashmë është një lajm i konfirmuar, Unai Emery duhet t’i bëjë llogaritë pa praninë e Neymar për të paktën 6 deri në 8 javë. 26-vjeçari, i dëmtuar në sfidën me Olimpique Marseille do të qëndrojë jashtë fushës së blertë thuasje 2 muaj për t’u rikuperuar nga dëmtimi në kavilje. Këtë herë lajmin e konfirmon vetë babai i lojtarit brazilian, i cili gjatë një interviste në vendlindje ka folur mbi gjendjen shëndetësore të sulmuesit të klubit francez.
“Vendimi për rikthimin e tij në fushë nuk i takon as lojtarit e aq më pak klubit. Janë mjekët specialistë ata që do të vendosin për një çështje të tillë. Do të konsultohemi me mjekun e Kombëtares Braziliane të Futbollit, i cili do të kryejë vizitat mjekësore në Paris. Më pas, bashkarisht, do të vendosim se kur mund të jetë sërish në gjendje për t’u rikthyer në organikë. Duhet të bëjmë maksimumin që Neymar të rikuperohet në 100% të formës ndaj dhe klubi i PSG e di mjaft mirë se nuk do ta ketë në dispozicion për të paktën 6-8 javë.
Ashtu siç publikon Marca, mjekët personalë të lojtarit brazilian e shohin dëmtimin më të rëndë nga sa e përshkruan në fillim mjekët e Parisit pas ndeshjes më Marsejën. Prandaj, gjasat që sulmuesi të jetë gati për takimin e kthimit në Champions me Realin e Madridit janë minimale, për të mos thënë inekzistente.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...