Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Neymar-Al Khelaifit: President, merr Luis Enriquen trajner!

Sipas spekulimeve të fundit mediatike që mbërrijnë nga Franca, “ylli” brazilian i Parisit, Neymar Junior, po ndikon në përzgjedhjen e trajnerit të ri që do të pasojë spanjollin Unay Emery. Si një tifoz i asturianit Luis Enrique, Neymar i ka përcjellë presidentit Al khelaifi simpatinë e tij, duke shprehur hapur preferencën që ka rreth pasuesit të Emery, ndërkohë që aktualisht kandidat favorit është Conte i Chelseat.

“President, më mirë Luis Enriquen, merrni atë më mirë!”. Siç publikojnë mediat franceze, pikërisht me këto fjalë i është drejtuar sulmuesi brazilian presidentit Al Khelaifi, pasi ky i fundit udhëtoi drejt Brazilit për të shoqëruar yllin e skuadrës së tij për ndërhyrjen kirurgjikale në gju, që Neymar iu nënshtrua pas dëmtimit.

Referuar “Paris United”, presidenti i Paris Siant Germain i ka kërkuar sulmuesit 25-vjeçar një mendim mbi dy alternativat për stolin e skuadrës. Neymar e ka bërë zgjedhjen e tij, me argumentin se nuk e pëlqen stilin e italianit Conte, ndërkohë që me spanjollin Enrique ka punuar te Barcelona, një eksperiencë që ka rezultuar e suksesshme, pasi së bashku kanë fituar trofe. Gjithsesi, në lojë është edhe emri i Carlo Ancellotit, që do të ishte kandidati ideal për kapitenin e PSG, Thiago Silvas.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...