Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Neymar apo Mbappe, Perez i dyzuar, cila do të jetë goditja e madhe e Realit!

Neymar Jr, Kylian Mbappe,  Eden Hazard, Harry Kane, N’Golo Kante, Sadio Mane, Christian Eriksen, Mohamed Salah, Paul Pogba, Matthijs de Ligt,  Lucas Hernandez,  Mauro Icardi, Luka Jovic… Lista e lojtarëve që asociohen me një largim hipotetik nga klubet e tyre vijon e gjatë. Por për Realin e Madridit situata është shumë e lehtë se sa mund të duket edhe pse njëherazi më e komplikuar nga sa paraqitet. Për herë të parë në historinë e dhjetë viteve të fundit të Los Blancos madrilenët nuk do të hyjnë në merkato me objektivin e vetëm për të gjetur një lojtar kualitativ apo me potencial për të ardhmen, por të orientuar drejt dhe vetëm një emri të madh, çka e kufizon listën e kandidatëve në dy emrat e përveçëm të PSG, Neymar ose Mbappe.

Kur bëhet fjalë për të përllogaritur pagat e lojtarëve të kampit merengeus, ato mund të diferencohen në gjashtë kategori të ndryshme. Baza e piramidës nis me lojtarët e akademisë. Kategoria e dytë përbëhet nga lojtarët me shumë potencial, e treta përfshin  futbollistët e mirëformuar të konsoliduar dhe që garantojnë performancë të mirë sportive. Kategoria e katërt përbëhet nga lojtarët ndërkombëtarë që përkojnë të jenë një shkallë më lart dhe që dhurojnë shumë siguri tek klubi. Në katëgorinë e parafundit renditen ata lojtarë që konsiderohen strategjikë për skuadrën, që përbëjnë elitën e futbollit, më të mirët në botë në pozicionet që mbulojnë dhe që vlerësohen jashtëzakonisht. Në fund maja e piramidës përbehet nga ata emra të pakët që klubi mbretëror i kategorizon si lojtarë ekskluzivë, që njëherezi janë më të vlerësuarit, kategori që u mungon Los Blancos që pas largimit të Cristiano Ronaldos. Për ta kuptuar më mirë mund të marrim shembullin e uellsianit Gareth Bale i cili nuk renditet si lojtar ekskluziv sikundër nuk është as Hazard, me të dy këta futbollistë që do të kategorizoheshin më mirë në rangun e pestë, drejt  majës së piramidës.

Ndaj pyetja që mbetet është Neymar apo Mbappe? Javët e fundit Mbappe kundrejt  Neymar ka qënë dilema më e madhe në kampin merengues me opinionin sportiv që duket se favorizon më shumë të riun francez. Florentino Perez ka shpenzuar shumë kohë tre vitet e fundit duke flirtuar me brazilianin Neymar po asgjë nuk ka konkluduar me Realin që ndoshta i është druajtur faktit se PSG mund t’i denonconte tek FIFA për anashkalim të protokollove të klubit. Për më tepër duke shtuar dhe dy dëmtimet e fundit të sulmuesit brazilian  dhe faktin se tanimë ai i ka mbushur 27- vjeç presidenti mund të orientohet më lehtësisht drejt Mbappes, më i ri në moshë, më serioz në punë, më ambicioz, më profesional, ndaj mendohet se këtë verë madrilenët do të tentojnë me një ofertë prej 250 deri në 300 milionë euro për të çuar në Bernabeu francezin Mbappe.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...