Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Neymar bën si i dëmtuar, PSG kërkon 100 milionë plus…

Telenovela “Neymar” ofron një episod të ri kontrovers: dëmtimin e rremë. Sipas “Le Parisien”, braziliani, i cili është në qendër të zërave të merkatos, që e çojnë në Spanjë, ka humbur stërvitjen me pjesën tjetër të grupit të PSG-së për shkak të problemeve në këmbën e djathtë (i zakonshmi gisht i pestë), që e lanë jashtë Copa Americas.

Por pas këtyre raportimeve, vjen menjëherë reagimi i drejtorit sportiv të parizienëve, Leonardo.

“Gjërat janë të thjeshta, Neymari është vizituar nga stafi mjekësor dhe nga kirurgët më të mirë të botës në fillim të sezonit. Fraktura ka shkuar në vend dhe lojtari është i shëruar plotësisht. Po vijon me programin e riaftësimit dhe duhet të jetë gati para se të zbresë në fushë.”

Loenardo ka folur edhe për bisedimet me Barcelonën dhe Realin e Madridit për transferimin e brazilianit.

“Po flasim me klube të tjera, siç e dinë të gjithë, por nuk ka përparime. Neymar ka bërë gabime, por sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë e kuptoj që është djalë i zoti. Në fushë është një futbollist i pabesueshëm.”

Ndërkohë, sipas “L’Equipe”, PSG ka dhënë “Ok” për shitjen e Neymarit duke përfshirë edhe shkëmbimet e dy lojtarëve me Barcelonën, por shuma “cash” që duhet të paguajnë katalanët është jo më pak se 100 milionë euro. Parizienët kanë nevojë për para për të blerë lojtarët të rëndësishëm. Objektivat kryesorë janë Paulo Dybala i Juventusit dhe Gigio Donnarumma i Milanit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...