Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Neymar është pjekur”, Tite: Fitojmë Botërorin, dua t’i bëj krenarë prindërit

Brazili mbetet gjithmonë një nga favoritët kryesorë për fitimin e Botërorit. Trofeu i madh i Kupës së Botës mungon në Brazil prej 20 vitesh. Skuadra e Tites do të garojë në grupin G, ku do të ketë kundërshtarë Zvicrën, Serbinë dhe Kamerunin.

Trajneri i Brazilit preku disa tema në prononcimin për Guardianper, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka kompeticioni (21 nëntor-18 dhjetor). 61-vjeçari nuk përdor lojëra fjalësh kur vjen puna tek objektivat e Brazilit.

U kualifikuam në Botëror, tani duam të mbërrijmë në finale dhe ta fitojmë atë. Duam të bëhemi kampionë. Presion ka, ka shumë, por duhet të përballemi me përgjegjësinë që kemi për t’i bërë tifozët të lumtur.

Lideri i Brazilit? Neymar, Neymar, Neymar… Drita që shkëlqen në Brazil është përhapur edhe te djem të tjerë të rinj, por është e pabesueshme ajo çfarë bën Neymar. Ai i shtyn të rinjtë të shkëlqejnë. Ai e ka këtë pjekuri”.

Në fund një koment për mamanë, të cilën e humbi në vitin 2019. “Kur fituam Kupën e Amerikës, ajo më pyeti nëse ishte pak a shume i rëndësishëm sa Kupa e Botes.

I thashë qe ishte ndryshe, por në të njëjtën kohë shumë i rëndësishëm. Jam në paqe me veten. Të gjithë këtë punë e bëj për babanë tim, i cili ishte trajneri im i parë. E di që jam duke i bërë krenarë prindërit e mi”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...