Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Neymar gati të rinovojë kontratën me PSG-në, por ka një kusht për Leonardon

Neymar Junior është gati të rinovojë kontratën me Paris Saint Germain. 28-vjeçari i ka komunikuar PSG-së qëllimin e tij për të zgjatur marrëveshjen. “Ylli” brazilian e përfundon marrëdhënien e tij kontraktuale me kampionët e Francës në vitin 2022, por nuk dëshiron të presë gjatë për të hedhur të zezën mbi të bardhë. Neymar sezonin e kaluar iu afrua shumë triumfit në Championsit, me parizienët që u mposhtën në finale nga Bayerni i Mynihut, por ai beson se mund ta ngrejë lart këtë trofe pas eksperiencës së hidhur gushtin e kaluar. Gjithsesi, sulmuesi i “Seleçaos” ka kushtet e tij për të rinovuar kontratën, që nuk kanë të bëjnë me ndonjë kërkesë për rritje page.

Sikurse raportojnë mediet franceze, një nga kushtet e Neymarit është që klubi të përforcohet me lojtarë që  atij i pëlqejnë dhe i përshtaten sa i përket stilit të lojës. Braziliani mësohet se ka kontaktuar Leonardon, drejtorin sportiv të PSG-së, për ta “këshilluar” atë për lojtarët që duhet të blejë.

Përveç ndërmjetësimit në fushën e sportive, Neymar gjithashtu kërkon që paga e tij të mos preket nga problemet ekonomike të shkaktuara nga Covid-19. Pra ai synon të vazhdojë të përfitojë të paktën 30 milionë euro neto në vit (paga aktuale).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...