Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Neymar gradohet kapiten te Brazili dhe shpjegon rrëzimet në Botëror

Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Tite ka braktisur përfundimisht formulën e “kapitenit me rotacion”, të cilën e praktikoi edhe gjatë Botërorit dhe ia ka besuar shiritin yllit brazilian Neymar. Në Rusi, shiritin e mbajtën Marcelo, dhe Miranda e Thiago Silva nga dy herë secili, ndërsa tashmë përgjegjësia ka kaluar te numri 10 i skuadrës.

“Jam kritikuar shumë gjatë Botërorit. Kisha shumë presion, por jam rritur shumë si njeri dhe e ndiej se mund të jem kapiten. Mendoj se kjo përgjegjësi do të më bëjë mirë”, tha ylli brazilian.

Kritikat për Neymar u shtuan shumë gjatë përvojës në Botërorin rus, për shkak se ai rrëzohej shumë në fushë. Për këtë braziliani tha se sulmohet vazhdimisht nga kundërshtarët, që përdorin ndërhyrje të rënda për ta ndalur.

“Jam një lojtar që kur ka njëmbëdhjetë herë topin nën kontroll, arrin ta kalojë kundërshtarin 10 herë. Nuk më lënë të kaloj pa më goditur. Edhe në Rusi, më kanë shkaktuar shumë faulle, por tani ka kaluar”, u shpreh Neymar.

Pas dështimit në Rusi, ku u mundën në çerekfinale kundër Belgjikës, Brazili do të mundohet të nisë një kapitull të ri, ku ëndrra do të jetë padyshim trofeu i 6 i Kupës së Botës, që do të zhvillohet në vitin 2022 në Katar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...