Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Neymar i del në mbrojtje Messit: Nuk matet suksesi me trofe, ja kur e mora vesh për rinovimin e Mbappes

Sezoni i parë i Lionel Messit në Paris mund të thuhet se ishte katastrofë, por Neymar ka besim te argjentinasi dhe i ka dalë në mbrojtje shokut të skuadrës.

Në një intervistë të dhënë për “Canal Football Club”, braziliani renditi arsyet pse Messi nuk ishte në formën e tij optimale.

“Leo ka kaluar shumë vite te Barcelona, është e vështirë të përshtatesh. Është e vështirë të ndryshosh ekip, qytet, madje edhe gjuha është ndryshe. Pastaj është stili i lojës, me lojtarë që jo gjithmonë kuptohen. Është e gjitha e vështirë. Leo, Kylian dhe unë jemi lojtarë që vlerësohemi gjithmonë dhe kritikohemi gjithmonë për statistikat dhe trofetë e fituar.”-deklaroi ai.

Më tej sulmuesi shtoi se e kishte marrë vesh vetëm një ditë pas bërjes publike nga klubi, që Mbappe do të qëndronte në Paris.

“E pranoj që nuk e dija, na thanë një ditë para njoftimit. Jam shumë i lumtur që Kylian ka vendosur të qëndrojë. Mendoj se projekti i PSG-së është i duhuri për karrierën e tij dhe është mirë që qëndroi.”-tha Neymar.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...