Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

I pandreqshmi Neymar, akuzohet për prishje të qetësisë nga kryebashkiaku

“Ylli” brazilian, Neymar, duket se është përfshirë në një skandal të ri jashtë fushave. Sulmuesi i PSG-së është në telashe me fqinjët e tij në qytetin e Bougival, përfshirë kryebashkiakun Luc Wattelle.

Sipas gazetës “Le Parisien”, politikani denoncoi shqetësimin e shkaktuar nga festat e zhurmshme që futbollisti i PSG-së organizon në shtëpinë e tij.

Gazeta e lartpërmendur siguron se festa e fundit e brazilianit ka qenë më 5 shkurt, kur ka festuar 31-vjetorin e lindjes. Muzika e lartë ka zgjatur nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, gjë që ka bërë që fqinjët të thërrasin njoftojnë policinë.

“Nuk ishte vetëm zhurma. Ishte jashtëzakonisht e bezdisshme”, tha Wattelle për “Le Parisien”. Ai siguroi gjithashtu se majin e kaluar Neymar organizoi një festë që zgjati deri në 5 të mëngjesit për të festuar titullin e PSG-së në Ligue 1.

Kryebashkiaku i Bougival siguroi se ligjet e qytetit nuk mund të bëjnë shumë për të penguar festat e brazilianit, i cili, për shkak të pasurisë së tij, mund të paguajë lehtësisht gjobat.

“Ne mund të flasim verbalisht, por çfarë mund t’i bësh dikujt që nuk e ka problem të paguajë një gjobë prej 45 eurosh duke pasur parasysh atë që fiton? Në një moment do të dërgojmë dosjet në prokurori për probleme të përsëritura të rendit publik”, tha ai.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...